Nuk ka kaluar as një javë prej se ka festuar ditëlindjen e saj të 42-të, dhe Mimoza Mustafa duket më në formë se asnjëherë më parë.
Këngëtarja e cila para pak kohe iu rikthye muzikës bashkë me bashkëshortin e saj Shkumbin Kryeziu, po e vërteton dita ditës përmes paraqitjeve të fundit, se mosha për të është vetëm numër.
Ajo ka publikuar së fundmi një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku ka marrë një pozë mjaft atraktive.
Sikur vera, sa më e vjetër, aq më e mirë.
Përndryshe, ajo edhe Shkumbini do të jenë shumë aktiv gjatë festave në programet e ndryshme të Vitit të Ri. /Telegrafi/