Të rinjtë e moshës 17 vjeçare do të kenë të drejtë të trajnimit për shoferë dhe të patent shoferit, e jo edhe ata të moshës 16 vjeçare, kurse mosha e posedimit të patent shoferit do të jetë deri mbi 70 vjet, e jo mbi 65, siç ishte deri tani, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo parashihet në ndryshimet e Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor që u sollën me procedurë të përshpejtuar, e që sot u votuan në Komisionin parlamentar për mbrojtje dhe siguri.
Udhëheqësit e auto shkollave nuk do të duhet që t’i kenë të gjitha kategoritë e patent shoferit, A, B, C dhe D, por vetëm për kategoritë për të cilat auto shkolla ka liçencë./Telegrafi/