Sipas mediave botërore, Jennifer Lawrence dhe Daren Aronofsky kanë ndërprerë marrëdhënien e tyre njëvjeçare.
Kështu së paku raportojnë mediat amerikane bazuar në burimet e afërta me tashmë ish-çiftin.
“Çifti vendosi të ndahet, por ata janë ende miq. Kjo ka ndodhur pas pushimeve verore, kur u shfaqën për herë të fundit së bashku në Governors Awards”, shkruan revista “People”.
Theksojmë se Jennifer dhe Darren bashkëpunuan në filmin “Nëna”, në të cilën ajo luan rolin kryesor.
Lidhja filloi në shtator të vitit 2016, të cilën e zyrtarizuan dy muaj më vonë, kur ata u vunë re teksa putheshin në rrugët e New Yorkut.
“Kur më tha idetë e tij, menjëherë e kuptoja se ishte i veçantë dhe në njëfarë mënyre idetë e mia ishin një sfidë për mua. Unë kam qenë tifoz i tij për vite”, kishte thënë atëbotë aktorja.
Shumë besojnë se ndryshimi në moshë ka bërë gjënë e vet, duke pasur parasysh se Daren është 21 vjet më i vjetër se Lawrence. Aktorja është 27 vjeçare dhe regjisorja 48-vjeçare. /Telegrafi/