Presioni është rritur shumë për trajnerin e Arsenalit, Arsene Ëengerit, ku tifozët kërkojnë shkarkimin e tij.
Trajneri është kritikuar shumë për moshën e tij, pasi aktualisht ai është 68-vjeç.
Po sa vjeç janë menaxherët në pesë kampionatet më të forta në Evropë si Spanjë, Gjermani, Angli, Itali dhe Francë.
A është më i vjetri Wenger me 68 vjet?
Liga Premier: Një është 780 vjeç, asnjë nën 40 vjet
Ky kampionat ka tre trajnerë mbi moshën 60 vjeçare, ndërsa mosha mesatare është më e madhe në Evropë me 53.1.
Wenger është 68, Sam Allardyce është 63 vjeç, ndërsa Roy Hodgson i Crystal Palace është gjyshi i kampionatit me 70 vite mbi supe.
Më i riu është Eddie Howe me 40 vjet.
LaLiga: Asnjë trajner mbi 60 vjeç
Quique Setien është trajneri më i vjetër në La Liga pasi do të mbush 60 vjet.
Javi Calleja është më i riu me 39 vjet, ndërsa në listën e të rinjve futen edhe Vincenzo Montella i Sevillas dhe Clarence Seedorf i Deportivo La Coruna, e 43 dhe 41 vjet.
Mosha mesatare në La Liga është 48.8.
Serie A: De Zerbi, më i riu
Trajneri i Beneventos, Roberto De Zerbi është më i riu me 38 vjet para Gennaro Gattusos (40), Massimo Oddos (41) dhe Simone Inzaghit (41).
Trajneri më i vjetër në Serie A është Gian Piero Gasperini që ka 60 vjet.
Pas tij vijnë Maurizio Sarri dhe Luciano Spalletti. Mosha mesatare në Serie A është 50.1.
Ligue 1: Nga Jardim te Ranieri
Më i riu në Ligue 1 është Leonardo Jardim i Monacos, por që ka 43 vjet.
Claudio Ranieri i Nantes ka 66, ndërsa Jean-Louis Gasset i Saint-Etienne, ka 64vjet.
Vetëm Premier Liga ka moshë mesatare më të madhe se Ligue 1. Francezët kanë moshë mesatare 52.9.
Bundesliga: Kampionati i gjyshit dhe më të riut
Kampionati gjerman ka trajnerin më të ri dhe ai është Julian Nagelsmann që ka 30 vjet. Pas tij vijnë Dominco Tedesco i Schalkes (32), Florian Kohfeldt i Werder Bremen (35), Manuel Baum i Augsburg (38) dhe Sandro Schëarz i Mainz 05 (39).
Më i vjetri është ai i Bayern Munich, Jupp Heynckes me 72 vjet.
Mosha mesatare është 45.3. /Telegrafi/