Ministria e Shëndetësisë sot ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur 28 persona që kanë qenë të prekur me Covid-19.
Sipas raporteve të detajuara nga IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 14 burra dhe 14 gra.
Në mesin e viktimave është një person i moshës 20-29 vjeç dhe një person i moshës 40-49 vjeç, derisa 6 viktima janë të moshave 50-56 vjeç, 8 viktima të moshës 60-69 vjeç, 7 viktima të moshës 70-79 vjeç dhe 5 viktima të moshës mbi 80 vjeç.
Nga komuna e Gjakovës janë regjistruar katër viktima, nga komuna e Obiliqit 3 viktima, nga dy viktima nga komunat: Viti, Prizren, Fushë Kosovë dhe Istog.
Ndërsa, nga një viktimë është regjistruar në komunat: Vushtrri, Hani i Elezit, Pejë, Mitrovicë, Deçan, Podujevë, Kllokot, Ferizaj, Rahovec, Drenas, Gjilan, Prishtinë dhe Klinë.
Sot janë shëruar 859 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 124,711 qytetarë./Telegrafi/