Telegrafi

Mosha dhe komuna e gjashtë të vdekurve nga coronavirus

Në javën e fundit ka pasur rënie domethënëse të numrit të rasteve të reja pozitive si dhe numri i vdekjeve.

Gjatë 24 orëve të fundit IKSHP raporton se janë shënuar gjashtë raste të vdekjeve që ishin edhe me COVID-19.

Ky institucion thotë se prej gjashtë  viktimave, 5 kanë qenë të gjinisë mashkullore dhe një e gjinisë femërore.

Sipas të dhënave të IKSHP, grupmoshat 40-49, 60-69 dhe 70-79 vjeç kanë nga një rast të vdekjeve, derisa tri raste të vdekjeve i përkasin grupmoshës mbi 80 vjeçare.

Dy prej të vdekurve janë nga Komuna e Drenasit, kurse nga një rast vdekje nga coronavirusi është shënuar në Prizren, Istog, Malishevë dhe Gjilan./Telegrafi/