Telegrafi

Moses sulmon Mourinhon: Ai më bllokoi

Festimi i golit të tretë nga Victor Moses

Mesfushori i Chelseat, Victor Moses, ka sulmuar trajnerin aktual të Manchester Unitedit, Jose Mourinho.

Moses ka luftuar dhe e ka gjetur veten në formacionin e Antonio Contes, por ai fajtor për situatën e tij paraprake e cilëson Mourinhon.

“Ai kurrë nuk foli me mua. Unë mendova në kokën time, ai ka lojtarët e tij. Ne kemi biseduar disa herë në telefon dhe ai më ka pyetur nëse jam gati që të shkoj te Liverpooli, dhe kaq ishte krejt kjo punë”, u shupreh Moses.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Chelseat

“Menaxheri që tash është këtu (Conte) po u jep mundësinë të gjithëve, madje edhe të rinjve”.

“Jam i kënaqur që ai është këtu dhe unë thjesht duhet të dal dhe të kënaqem me futbollin që bëj me skuadrën. Unë kam dashur të shoh si do të shkonte me menaxherin e ri, dhe deri tash jam i impresionuar për të mirë”, u shpreh Moses për ESPN. /Telegrafi/