Në një kohë kur po flitet për dekretimin e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshi, Presidenti i Republikës së Shqipërisë , Ilir Meta shprehet se të gjithë ata që e atakojnë për mosdekretimin e ministrit të Brendshëm, duhet të lexojnë Kushtetutën.
Reagimi i Metës vjen pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama, i cili tha se sot mazhoranca do ta dërgojë sërish për dekretim emrin e Sandër Lleshit.
Ai u përgjigj se të gjithë ata që e atakojnë për firmën e tij, duhet të lexojnë Kushtetutën për kompetencat e kreut të shtetit.
“Besoj se interkonektiviteti duhet të rrezatojë kudo. Sa i takon anës ligjore padashur të japë leksione për Kushtetutën, por të gjithë amatorëve, diletantëve, do u thosha që të lexojnë Kushtetutën dhe kompetencat e presidenti. A mundet parlamenti të rrezojë dekretin e presidentit për një ministër? Sepse edhe kjo nuk është e shprehur në mënyrë eksplicite në Kushtetutë. Më lini të bëj detyrën time me përgjegjshmëri të plotë, si gjithmonë”, tha Presidenti Ilir Meta./Telegrafi/