Site icon Telegrafi

Moschino, koleksioni i çantave për vjeshtë

Një rikthim tek stili klasik mund të vihet re tek koleksioni i aksesorëve vjeshtë, 2012.

Çantat praktike dhe të kombinueshme janë vënë serish në qendër të vëmendjes. Luksoze dhe praktike, të përshtatura me një sërë dizajnësh të veçantë, e bëjnë këtë markë t’ju ofrojë një sërë alternativash të ndryshme, të cilat sigurojnë nevojat tuaja gjatë ditëve të ftohta.

Ndoshta pjesa më interesante në këto çanta është zinxhiri, që lidh atë me dorezën e saj. Çanta prej lëkure me ngjyra të ndryshme dhe me zinxhir bëhet një aksesor mjaft atraktiv për pamjen tuaj.

Këtë sezon nuk keni pse të zgjidhni ndërmjet praktikshmërisë dhe kombinimit, pasi ky koleksion jua ofron këtë mundësi pa ju lodhur shumë. /Telegrafi/

Exit mobile version