Ministrja e Ekonomisë, Artan Rizvanolli ka thënë se mos zbatimi i Udhërrëfyesit të Energjisë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në fajin e Elektroserverit.
Rizvanolli gjatë një konference për medie theksoi se faji qëndron te shteti serb.
“Çfarë mund të them është se të gjitha institucionet e Kosovës, përfshirë Qeverinë, ZRRE-në, KOSTT-in janë duke bërë përpjekje për realizmin e udhërrëfyesit për energjinë. Ajo se çfarë mund të them është se kryekëput ngecjet janë nga pala tjetër, te Elektroseveri, por edhe ndikimi i mundshëm të shtetit të Serbisë në këtë kompani”, tha Rizvanolli, përcjell Telegrafi.
Sipas saj, kjo cështje është bërë e qartë edhe para partnerëve ndërkombëtar.
“Këtë e kemi bërë të qartë edhe te partnerët ndërkombëtar në takimet që i kemi pasur. Në i kemi bërë të gjitha përpjekjet që marrëveshja të realizohet, edhe para fateve nëse është ë mundur, në mënyrë që qytetarët në katër komunat veriore të fillojnë të paguajnë faturat e energjisë”, përfundoi ajo.
Kujtojnë se në muajin qershor, në Bruksel, ishte arritur marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për energjinë.
Qytetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut – kryesisht serbë – nuk paguajnë për rrymën e shpenzuar tash e më shumë se dy dekada. /Telegrafi/