Ruani qetësinë!
Do të ishte vërtetë shumë shqetësuese momenti kur vëreni një gungë të fortë në gjoks. Menjëherë mendja shkon tek diçka e rrezikshme ose në një sëmundje të pashërueshme, por në fakt gungat nuk tregojnë gjithmonë këtë
Ka një sërë arsyesh përse ato shfaqen dhe janë jokanceroze.
1. Kur gjinjtë janë të fortë
Gratë me gjinj më të fortë kanë më shumë inde lidhëse dhe më pak inde yndyrore. Dy të tretat e grave para menopauzës dhe një e katërta e femrave pas menopauzës kanë inde të forta të gjirit. Shpesh në një mamografi kjo mund të jetë shumë e vështirë për t’u dalluar dhe i bën mjekët të dyshojnë për kancer. Ndaj në këto raste kërkohet një kontroll më i shpeshtë.
2. Kur keni tumor jo kanceroz
Gungat shfaqen kur në gjinj ka prani të tumorit, por tumoret jo gjithmonë janë kanceroze. E mira është që vazhdimisht të kryeni kontrolle të herëpashershme.
3. Kistet
Nëse kistet janë të pranishme në gjinj indet e tyre do të pësojnë ndryshime, por nuk parashikohet asgjë e rrezikshme në këto raste. Ndryshimet e gjirit fibriocistik prekin rreth 60 për qind të grave, pra është më e zakonshme nga se mendoni. Duhet të keni shumë kujdes me ushqimet që konsumoni dhe për fat të mirë ato mund te zhduken nëse kufizuar kafeinën dhe nikotinën.
4. Menstruacionet
Ndryshimet hormonale gjatë ciklit menstrual ose edhe shtatzënisë mund të shkaktojnë fryrje dhe forcim të gjoksit. Sipas Institutit Kombëtar të Kancerit, është normale të ndjesh gunga dhe gjatë ciklit menstrual në sajë të lëngjeve shtesë në gjoks për shkak të hormoneve. /Telegrafi/