Sipas screnshot-eve në Instagram, Facebook, Tinder, meme-ve të cilat qarkullojnë në rrjetet shoqërore, si duket shumica nga ne përpiqen që të lidhen, lidhen dhe lidhen…
Pranuesit e porosive të tilla nga ish-partnerët i publikojnë në rrjete, ndërsa me scroll-e të shpejta nëpër telefona do të hasni në shaka të shumta në llogari të karantinave, transmeton Telegrafi.
Fatkeqësisht, duket që edhe në mes të pandemisë globale, ende ekzistojnë idiotë, emocionues të tepruar dhe versione të ndryshme më të këqija të ish-partnerëve tuaj.
E vërteta është kjo: “E pashë këtë dhe mendova në ty” nuk ka lidhje me atë që ndiejnë, por me atë që janë të mërzitur. Ai ose ajo janë persona ekuivalentë çfarë takoni në ahengje, të cilët kanë partnerë, mirëpo megjithatë dëshirojnë të flirtojnë vetëm që të shohin a do të kenë ende sukses.
Edhe pse në mes të krizës është e lehtë të bëhesh sentimental, kjo nuk është koha për të.
Aktualisht njerëzve nuk u është e lejuar të prekin fytyrat e tyre, andaj përkëdhelja assesi nuk rekomandohet.
Edhe pse cilitdo person i cili pandeminë e konsideron si pretekst për të dalë nga mbyllja nuk duhet t’i besohet, ky është posaçërisht soj i personave të këqij.
Janë ata të cilët në nguti bëjnë rezerva, vetëm në vend të letrës së tualetit, ish-i juaj përgatitet të sigurojë diçka “anash”. Kjo me siguri është versioni i 15-të i të njëjtit tekst “Eja të izolohemi bashkë”, të cilin e kanë dërguar këto ditë. Mendojnë për plaçkën dhe e mbajnë në karantinë.
Nëse ish-partneri juaj dëshiron të krijojë kontakt me ju vetëm kur mendon që është fundi i botës, me të me siguri nuk duhet të keni asgjë.
Pra, kur ju dërgon herën tjetër porosi, dërgoni linkun me këtë artikull dhe shkruani: “Pashë këtë dhe mendova në ty :)”. /Telegrafi/