Telegrafi

“Mos më thërrisni zogu”: Femrat tregojnë emrat me të cilët urrejnë t’i quajnë (Foto)

A ju ka ndodhur ndonjëherë t’ju quajnë ‘shefe’ vetëm pse keni qenë këmbëngulëse? A jeni etiketuar si ‘mbretëreshë e dramaticitetit’ kur keni shfaqur pasion? Apo ju kanë quajtur ‘zogu’?

Këto janë disa nga fjalët të cilat femrat nga Britania e Madhe i konsiderojnë poshtëruese dhe duan t’i heqin nga fjalori, transmeton Telegrafi.

‘Bird, doll, chick, babe dhe queen bee’ që nënkuptojnë ‘zog, kukull, zogëz, bebe dhe bletë mbretëreshë’ janë pesë nga fjalët më të urryera.

Shprehjet që kanë kuptimet ‘hormonale, mbretëreshë e dramaticitetit, mendjemadhe dhe histerike’ si dhe shprehja ‘kudër’ konsiderohen si pesë fjalët më ofenduese.

Ky hulumtim që është bërë me dymijë femra të moshave 16 deri 24-vjeçare, tregon se secila femër britanike ofendohet së paku katër herë në ditë.

Një e treta e të anketuarave kanë thënë se në punë u është kërkuar shpesh që të ‘burrërohen’ për të qenë më të afta.

Me anë të këtij projekti, po kërkohet që të evitohet përdorimi i këtyre fjalëve, përfshirë edhe emërtimet si ‘seksi, agresive, energjike, e llastuar apo edhe princeshë’.

Gjithnjë sipas hulumtimit, këto emërtime bëhen edhe pa pasur qëllime ofendimi, po vetëm si shprehje e emocionit që po ngjall shumë neveri. /Telegrafi/