Site icon Telegrafi

“Mos do të na qëllosh?”: Pesëvjeçarja i drejtohet policit gjatë protestave në Texas, merr një përkëdhelje nga ai

Një polic përqafoi një vajzë pesë vjeçare me ngjyrë gjatë një proteste të George Floyd, pasi ajo filloi të qante dhe e pyeti oficerin – “mos do të na qëllosh?”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Simone Bartee ishte duke protestuar të shtunën me prindërit e saj në Houston, Texas, teksa shpërthen në lot nga frika.

Ndërkaq një oficer terreni vuri re që ajo ishte e frikësuar, i vendosi krahun për ta përkëdhelur, ndërsa paraprakisht vajza iu drejtua atij duke i thënë, “mos do të na qëllosh me armë?”

Në përpjekje për ta qetësuar, ai i dha një përqafim dhe i tha: “Ne jemi këtu për t’ju mbrojtur juve. Ne nuk jemi këtu për t’ju lënduar”.

“Ju mund të protestoni, dhe të bëni gjithçka që dëshironi”, u shpreh ai. /Telegrafi/

Exit mobile version