Përfaqësuesi i zonës së Rugovës, Ali Lajçi në fjalën e tij ka thënë se kanë ardhur në Prishtinë me qëllim që të dëshmojnë se Komisioni i Kosovës ka bërë shkelje ligjore në demarkacionin me Malin e Zi.
“Asnjë vij kufitare e dëshmuar deri më sot e aq më pak nga viti 1974 e këtej nuk paraqet vijat kufitare të cilat janë përcaktuar tash, të cilat janë bërë vetëm në bazë të interesave të Malit të Zi”, ka thënë Lajçi transmeton zeri.info.
“Ne fuqimisht e kundërshtojmë atë. Është një vendim i nënshtruar nga Qeveria e Kosovës. Këta synojnë këtë vijë kufitare të cilat synojnë pikat strategjike duke marrë pjesët më të bukura në kuptimin burimore dhe turistik. I themi jo dhe kjo nuk duhet të ndodhë”, ka thënë Lajçi, duke shtuar se nëse ratifikohet kjo marrëveshje do të jetë shumë e dësmshme për Kosovën.