Gratë mund të rrisin shanset e tyre për të mbetur shtatzënë duke përdorur një teknikë pjellore 100-vjeçare, sipas hulumtimeve të reja.
Procedura, e cila përfshinë trajtimin e tubave ‘Fallopian’ të gruas me vajin e farës së luleve, u përdor për herë të parë në vitin 1917 dhe kishte përfitime të konsiderueshme – zbuloi studimi, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Rezultatet zbuluan se pothuajse 40 për qind e grave që më parë nuk kishin mundësi për të mbetur shtatzënë, ato e arritën këtë brenda gjashtë muajve.
Kjo është një mundësi e mirë për çiftet për të pasur një shtatzëni të suksesshme pa kryer fare procedura me IVF, thonë hulumtuesit.
Vaji i cili u përdor në studim i quajtur “Lipidiol Ultra-Fluid”, përdoret në 47 vende të botës.
Autori i studimit Ben Mol nga Universiteti “Adelaide Robinson” në Australi, i cili lindi pasi nëna e tij kishte përdorur këtë vaj, tha se gjatë shekullit të kaluar plleshmëria tek gratë u rrit pasi hyri në përdorim ky vaj.
“Rezultatet na emocionuan shumë sepse nuk e kemi parashikuar. Është një teknikë e vjetër por që është e rëndësishme për mjekësinë moderne. Shkalla e shtatzënisë është dukshëm më e lartë pas këtij lloji të trajtimit”, ka deklaruar ai.
Moli ka shtuar se kjo teknikë është një shpresë për gratë që nuk kishin zgjidhje tjetër përveç IVF-së.
Sigurisht se përdorimi i këtij vaji duhet të bëhet në konsultim me mjekun tuaj.