Shumë njerëz kujdesen për tërë trupin, por i harrojnë këmbët.
Sidoqoftë, këmbët e thara e të çara zakonisht nuk janë atraktive dhe janë të pakënaqshme, e shpeshherë mund të shkaktojnë edhe dhimbje, transmeton Telegrafi.
Prandaj, këmbët kanë rëndësi të madhe po aq sa pjesa tjetër e trupit dhe kërkojnë trajtim adekuat.
Këmbët tërë ditën e bartin peshën tonë dhe kanë presion të madh, prandaj lodhen dhe dëmtohen.
Por, sot do t’ju tregojmë një metodë e cila do t’ju ndihmojë t’i trajtoni këmbët siç duhet.
E mira është se kjo metodë është shumë e lirë dhe mund t’i harroni trajtimet e shtrenjta.
Çfarë ju nevojitet
Nxehni 2-4 gota qumësht dhe zhytni këmbët aty. Mbani këmbët për 5-10 minuta, shtoni sodë të bukës dhe pastaj gërryeni këmbët.
Në fund, pastroni këmbët me ujë të vaktë dhe aplikoni këmbë.
Efektet do t’ju mahnitin. /Telegrafi/