Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoni këto ditë do të fillojë me fushatën sensibilizuese për festime të sigurta dhe pa mjete plasëse.
Qëllimi i kësaj fushate është që të ngrihet vetëdija tek qytetarët që të festojnë në gjirin familjarë dhe mos të përdorin mjete plasëse në natën e ndërrimit të vitit, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Si qëllim për këtë fushatë janë adoleshentët dhe nxënësit e shkollave të mesme nëpër gjithë Maqedoninë.
Përndryshe, gjatë vitit të kaluar ka pasur lëndime të gjymtyrëve dhe sytë e fëmijëve që kanë zgjedhur të festojnë me mjete shpërthyese. /Telegrafi/