Site icon Telegrafi

Mos më quani Grizou – Griezmannit nuk i pëlqen pseudonimi që e lidhë me Zidanen

Antoine Griezmann ka deklaruar se ai nuk është adhurues i pseudonimit “Grizou” që atij i është vënë në krahasim me legjendën Zinedine Zidane.

Griezmann është një prej yjeve kryesore të kombëtares së Francës para finales së madhe të së dielës.

Griezmann ishte vetëm shtatë vjeç kur Zidane shënoi dy herë për të ndihmuar kombëtaren të ngrisë trofeun e Kupës së Botës në vitin 1998.

Rreth 20 vjet më vonë është Griezmann ai që ka rastin që të sjellë të njëjtin trofe për vendin e tij.

“Nuk më pëlqen të quhem “Grizou”. Unë jam ai që jam gjithmonë”.

“Luaj Fortnite (lojë kompjuterike) gjithë ditën, kënaqem me futoll”.

“Thjesht dua që ta ngris trofeun e Kupës së Botës”, u shpreh Griezmann. /Telegrafi/

Exit mobile version