Site icon Telegrafi

Mos prisni që të shfaqet era e pakëndshme: Llojet e rrobave që duhet t’i çoni në pastrim kimik

AdobeStock

Ajo që shkruhet në etiketë nuk është më e rëndësishmja

Ju keni udhëzime për mirëmbajtjen për çdo veshje, e cila natyrisht është në përputhje me materialin nga i cili është bërë ai artikull veshjeje.

Megjithatë, personat që merren me larjen dhe tharjen e rrobave, theksojnë se, pavarësisht deklaratës, duhet të çoni veshje të caktuara në pastrim kimik.

Pastrimi kimik mund të jetë i dobishëm për rrobat e bëra nga fibrat që nuk reagojnë mirë kur i ekspozohen ujit, transmeton Telegrafi.

Për të qenë të sigurt se ato do të lahen në mënyrën e duhur dhe do të ruajnë cilësinë e tyre, duhet t’ua lini gjithsesi profesionistëve rrobat e bëra nga këto materiale:

▪ Leshi
▪ Liri
▪ Lëkura e kthyer
▪ Mëndafshi
▪ Kashmiri
▪ Pëlhura prej fijeve artificiale (mëndafshi viskoz)

Pastrimi kimik, është gjithashtu i mirë për rrobat që nuk duhet të ekspozohen ndaj nxehtësisë së një tharësi tradicional për një periudhë të zgjatur kohe.

Me anë të pastrimit kimik, rrobat tuaja i nënshtrohen disa proceseve të cilat përveç dezinfektimit dhe largimit të baktereve të ndryshme, gjatë procesit të tharjes dhe hekurosjes bëhet shmangia totale e viruseve për shkak të nxehtësisë të cilës u nënshtrohen rrobat tuaja.

Megjithatë, nëse i lani rrobat vet, ne ju rekomandojmë që t’u përmbaheni udhëzimeve në etiketa, në të gjitha rastet. Kësisoj, ju do të ruani rrobat nga humbja e ngjyrës, elasticitetit, formës si dhe do t’i shtoni jetëgjatësinë atyre. /Telegrafi/

Exit mobile version