Një turist u përball me një bërtitje nga ushtari i Gardës së Mbretit në Londrën Qendrore këtë javë, pasi përparoi paksa shumë pranë një kali.
Në pamje, ai mund të shihet duke iu afruar pak si tepër një kali mbi të cilin gjendej një roje, përcjell Telegrafi.
Dhe derisa shumë turistë shihen duke respektuar distancën e tyre dhe duke pozuar për fotografi, ai shkon më tej.
Kështu, turisti e kapërceu kufirin dhe, në procesin e përpjekjes për të prekur kalin, ngatërroi frerët, duke bërë që Garda e Mbretit t’i bërtiste: ‘Mos i prek frerët!’
Qartë në një gjendje shoku, turisti largohet nga kali duke ngritur dorën në shenjë kërkim faljeje ndërsa e bën këtë. /Telegrafi/