Site icon Telegrafi

‘Mos përdorni deodorantin’: Operatori i transportit i Berlinit me një ide interesante për nxitjen e përdorimit të maskave

Operatori i transportit publik të Berlinit BVG është i njohur për fushatat e tij interesante.

Kështu, së fundmi, kjo kompani ka ndërmarrë një fushatë duke u bërë thirrje njerëzve që të ndalojnë të përdorin deodorant – në mënyrë që njerëzit të mbulojnë hundët, duke veshur maskat.

Ndryshe, sipas mediave gjermane, përcjell Telegrafi, maska për fytyrën janë të detyrueshme në Gjermani në vende të caktuara publike, siç janë dyqanet dhe transporti publik në përpjekje për të kontrolluar përhapjen e coronavirusit.

Por shumë njerëz nuk i veshin siç duhet, shpesh vetëm duke mbuluar gojën e tyre dhe duke lënë hundën hapur – gjë që mposht tërë qëllimin e maskave të detyrueshme të fytyrës.

Por BVG i Berlinit, i cili operon sistemin nëntokësor të kryeqytetit, tramvajet dhe autobusët, ka dalë me një ide për t’i bërë njerëzit të veshin maskën e tyre mbi hundë: ata u kanë bërë thirrje njerëzve të braktisin deodorantin.

Dhe një masë e tillë me postimin që ka marrë mijëra pëlqime.

Siç është raportuar më herët, Berlini vendosi të shqiptojë gjobë për njerëzit që nuk pranojnë të mbajnë një maskë për fytyrën kur është e detyrueshme.

Në këtë drejtim, qeveria lokale votoi më 23 qershor për të vendosë gjobat prej 50 euro për personat që nuk mbajnë maskë për fytyrën kur është e detyrueshme ta bëjnë këtë, siç është kur udhëtoni në transport publik ose në dyqane – gjoba që mund të rriten deri në 500 euro për ata që përsërisin shkeljen. /Telegrafi/

Exit mobile version