Pastrimi i lëkurës me produkte adekuate është hapi më i rëndësishëm në kujdesin e lëkurës.
Përveç makijazhit, ka shumë agresorë tjerë ambientalë, siç është ndotja dhe bakteret, që mund ta shkaktojnë plakjen e shpejtë nëse lihen në lëkurë, transmeton Telegrafi.
Prandaj, ekspertët bëjnë të ditur se është shumë e rëndësishme t’i pastroni këto mbetje çdo ditë.
Përveç plakjes së shpejtë, një fytyrë e papastër mund të shpijë edhe në probleme tjera të lëkurës përgjatë kohës.
Kur ndotjet mbesin në lëkurë, kjo mund të shkaktojë inflamacion kronik dhe të manifestohet me akne, skuqje dhe probleme tjera të lëkurës.
Kështu, është e rëndësishme që çdo ditë ta pastroni lëkurën me pastrues adekuat në mënyrë që t’i shmangni problemet e lëkurës. /Telegrafi/