Site icon Telegrafi

“Mos paguani për këta idiotë”, presidenti thirrje filipinasve të braktisin kishën dhe të luten në shtëpi

Në luftën e tij verbale përballë kishës katolike, Presidenti Filipinas, Rodrigo Duterte, ka apeluar qytetarët të heqin dorë nga kryerja e ritualeve në masë, duke i cilësuar mësimet e kishës jashtë kohe dhe peshkopët e saj të korruptuar.

“Ndërtoni një kishe në shtëpinë tuaj dhe lutuni atje. Nuk duhet të shkoni në kishë për të paguar për këta idiotë”, tha Duterte.

Duterte, i njohur për polemikat e tij, i bëri komentet në qytetin Davao të dielën, ku ai më parë ka shërbyer si kryetar bashkie përpara se të bëhej President në vitin 2016.

“Çfarë dinë ata sot për botën? Si munden njerëzit 3,000 vjet më parë të parashohin ose të projektojnë atë që po ndodh sot”, pyeti ai, duke i cilësuar mësimet e Vatikanit si “arkaike “.

Por mesa duket Presidenti filipinas nuk ka qenë frekuentues i rregullt i orës së historisë, pasi kristianizmi ka ekzistuar pak më shumë se 2,000 vjet më parë; përveç nëse ai u referohej izraelitëve të lashtë të Dhiatës së Vjetër, natyrisht. /oranews.tv/

Exit mobile version