Në kuadër të reformës për menaxhimin e mbeturinave, Komuna e Prishtinës ka filluar ta bëjë edhe faturimin për këtë shërbim.
Komuna ka njoftuar, qytetarët do të pranojnë faturat e mbeturinave në shtëpitë e tyre një herë në tre muaj. Këto fatura mund të paguhen në sportelet e komunën, në pikat e Postës së Kosovës (pa provizion), si dhe në bankat komerciale. (http://prishtinaonline.com/prishtina-e-paster)
Për borxhet e vjetra që janë grumbulluar, qytetarët duhet të drejtohen ne kompaninë “Pastrimi”, shkruan Telegrafi.
Nëse nuk paguhen tre këste të njëpasnjëshme, Komuna aplikon masa administrative ndaluese për shërbimet që ofrohen në drejtoritë si në vijim:
– Drejtoria e Kadastrit
– Drejtoria e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit
– Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim
– Drejtoria e Financave
– Drejtoria e Pronës
– Drejtoria e Inspekcionit
– Zyra e Prokurimit. /Telegrafi/