Kisha Ortodokse e Maqedonisë ka vendosur që më 5 janar të këtij viti mos të ndizen zjarre me rastin e Krishlindjeve, dhe drunjtë e mbledhur të dhurohen për familjet në nevojë.
Kisha i fton besimtarët që të respektojnë këtë thirrje dhe të fillojnë procesin e ndalesës përfundimtare të kësaj tradite në mesin e njerëzve që nuk ka elemente fetare të kremtimit.
Nga kisha apelojnë besimtarët se në këtë mënyrë parandalojnë ndotjen e ajrit në këtë kohë të ndotjes ekstreme në qytete në të gjithë vendin dhe sidomos në kryeqytet./Telegrafi/