Site icon Telegrafi

Mos i mbani në shtëpi, këto dy bimë sjellin mallkim

Kryesisht, kaktusi dallohet si negativ dhe duhet të keni kujdes me ta sepse sjell energji negative, por pak njerëz e dinë që më pas në listë është monstera, e ndjekur nga difenbahia

Këto bimë të brendshme konsiderohen vampirë të fuqishëm të energjisë.

Ekspertët e Feng Shui besojnë se këto bimë kullojnë forcën mendore të pronarëve të tyre dhe sjellin mosmarrëveshje në marrëdhënie.

Ndikimi i tyre negativ është veçanërisht i fortë në apartamentet e vogla, ndaj është më mirë që këto bimë të mëdha të gjelbra të mbahen në institucionet publike dhe kompanitë e mëdha të biznesit ku ka shumë trafik çdo ditë.

Një monstera e madhe që zgjerohet dhe rritet është simbol i përparimit dhe prosperitetit në ambientet e biznesit, por në një apartament, veçanërisht nëse është i vogël, “mbush” hapësirën dhe pengon rrjedhën e lirë të energjisë pozitive.

Kjo është arsyeja pse quhet edhe bima e vampirëve të energjisë.

Difenbahia është një bimë helmuese që nuk duhet ta mbani në shtëpi nëse keni fëmijë të vegjël ose kafshë shtëpiake.

Nëse po mendoni të përmirësoni shtëpinë tuaj me një bimë, harroni këto të dyja! /KP

Exit mobile version