Site icon Telegrafi

“Mos injoro, reago”, fushatë për mjedis më të mirë jetësor në Maqedoni

Instituti për studime komunikuese fillon me  fushatën për mjedis më të mirë jetësor me moton “Mos injoro, reago”.

Qëllimi i fushatës është të rritet trysnia ndaj institucioneve publike për zgjidhjen më efikase të problemeve të mjedisit jetësor dhe në të njëjtën kohë të nxitet aktivizmi qytetar ndaj institucioneve shtetërore dhe vendore për pranimin e konceptit për mirëmbajtjen e mjedisit jetësor.

Fushata “Mos injoro, reago” do të realizohet gjatë vitit 2019 dhe do ketë tre tema: qytete të pastra, mjedis të shëndetshëm dhe ndryshime klimatike.

Fushata “Mos injoro, reago” realizohet si pjesë e projektet “Mbështetje për qeverisje të mirë përmes pjesëmarrjes qytetare për transparencë dhe llogaridhënie më të madhe të institucioneve”, që financohet nga ambasada e Britanisë së Madhe në Shkup./Telegrafi/

Exit mobile version