“Mos ik” është ekspozita personale e autorit Eroll Murati, e cila është hapur të hënën në Prishtinë.
Ekspozita ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për të mos u larguar nga Kosova.
“Mos ik” është mesazhi multimedial i konceptuar figurativisht në ambient të hapur një portret-skulpturë të lartë rreth 6 metër që duket sikur ka dalë nga toka dhe është nisur të “fluturojë” drejt një vendi tjetër.
Sipas disa anketimeve rreth 60% e të rinjve do të largoheshin nga vendi nëse u jepet mundësia.
Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës të papunësisë në Kosovë në vitin 2021, shkalla e papunësisë tek të rinjtë është 48,6 për qind./Telegrafi/