Telegrafi

“Mos i puthni bebet në buzë”

Vajza tremuajshe, ka fituar herpes, pasi që atë e ka puthur në buzë, dikush i sëmurë me virus, transmeton Telegrafi.

Shkaku i intervenimit të shpejtë, Brooke është shpëtuar me një terapi prej pesë ditëve në spital, përndryshe, ajo do të mund të pësonte probleme në tru dhe mëlçi.

“Organizmi i fëmijës tremuajsh, nuk mund të luftojë sëmundjen e herpesit” ka shkuar Anderson, duke kërkuar nga të gjithë, të shpërndajnë postimin e saj.

“Kurrë mos lejoni që dikush ta puthë fëmijën në buzë, por as ju mos puthni një fëmijë në buzë” ka shtuar ajo.

“Unë e kam një mike mjeke, e ajo më njoftoi për virusin që e ka fituar vajza ime, përndryshe Brooke sot nuk do të ishte e gjalle” ka thënë ajo në shkrimin që është shpërndarë më se 35 mijë herë. /Telegrafi/