‘Shkupi 2014’ tani njihet si projekti që e prish bukurinë e kryeqytetit të Maqedonisë i cili më herët karakterizohej nga çiltërsia, gjelbërimi dhe elementet shqiptare gjithandej, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Sot, Shkupi është qytet i stiroporit dhe hekurit të shkrirë në formë të përmendoreve që nuk i takojnë historisë dhe as së ardhmes së qytetit e as shtetit.
Mediat ndërkombëtare projektin ‘Shkupi 2014’ e kanë vlerësuar si projekt dështakësh dhe projekt kiç.
Ajo çka e dëmton Shkupin është edhe tendenca për të shkatërruar natyrën nga pushtetet lokale dhe pastaj të krijohen projekte dhe nisma për të mbjellë drunj të rinj, në vend të atyre që janë prerë për nevoja të bizneseve./Telegrafi/