Telegrafi

Mos i humbni këto fotografi të ralla të Tetovës nga viti 1916 (Foto)

Tetova ndërtohet shumë shpejt. Me mbindërtime, me ndërtimet pa leje dhe me ndërtesat gjysëm moderne thuajse e humb identitetin e vjetër, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Nëpër rrjete sociale janë duke qarkulluar fotografi që mendohet se datojnë që nga viti 1916, pra para një shekulli.

Nëpër këto fotografi shihen lagje, njerëz të veshur me veshje të kohës, dhe dy objekte që edhe sot njihen si objekte kulti dhe që prej atëherë kanë pësuar shumë pak ndryshime. Bëhet fjalë për xhaminë e Larme që ndryshe quhet ”Xhamia e Pashës” dhe objekti i bekteshinjëve apo ndryshe siç njihet ”Harabati baba Teqe”./Telegrafi/