NP “Higjiena komunale” – Shkup u bën thirrje qytetarëve që mbetjet e tyre të rënda (mobilje, pajisje të vjetra elektrike dhe elektronike) dhe mbetjeve të ndërtimit të mos vendosin në kontejnerët në rrugë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në kuadër të aksionit, qytetarët të cilët dëshirojnë të heqin qafe mobiljet e vjetra dhe pajisjet e padëshiruara elektrike dhe elektronike kanë mundësi që këtë lloje të mbeturinave t’i vendosin para para shtëpive të tyre në periudhën nga 07 në 09.30, çka më pas, automjetet e shërbimeve të veçanta do të kalojnë dhe do t’i marrin, sipas planit të përgatitur më parë për komunitetet lokale.
Aktiviteti tjetër për të mbledhur mbeturinat e rënda do të zhvillohet më 14 dhe 15 korrik në qendrën e komunitetit.
Nëse edhe gjatë vitit paraqitet nevoja për të larguar mbeturinat e rënda nga shtëpia, qytetarët mund të kërkojnë në numrin falas 080022233 dhe me një çmim prej 850 denar pa TVSH. /Telegrafi/