Telegrafi

Mos i hidhni këmishët dhe fanellat e vjetra: Truk interesant për enterier të bukur!

Gardëroba e vjetër tani merr kuptim të ri

Me pak kreativitet dhe fantazi do të kini jastëk me kujtime personale, ndërkaq “jastëkët” e rinj mund t’i ndërroni edhe sipas stinëve të vitit.

Përse nuk do t’i mbështillni jastëkët tuaj me ato këmishë të vjetra me katrorë të cilat keni planifikuar t’i hidhni poshtë?

Po ju zbulojmë disa veprime se si vetë ta realizoni këtë ide interesante.

Ju nevojiten: jastëkët e cilësdo madhësi, këmishë dhe fanella të vjetra, gjilpëra dhe peri, transmeton Telegrafi.

Veprimi i parë

Fusni jastëkët në këmishë/fanellë, tërhiqni deri te jakët, përkatësisht te pjesa e qafës dhe fusni mëngët në anën e brendshme.

Veprimi i dytë

Gjatësinë e mbetur të këmishës/fanellës mbështilleni deri te gjysma e jastëkut dhe qepni me gjilpërë dhe pe.

Veprimi i tretë

Ktheni mëngët nga ana e jashtme, kryqëzoni në pjesën e prapme të jastëkut dhe qepni.

Përfundimisht! Keni jastëkë unikë, të cilët mund t’i vendosni në krevate, në kolltukë, divane madje edhe te dritarja.

Ide plus: nëse ju duket që këta jastëk janë tepër “mashkullorë”, në vend të këmishës përdorni fustane apo bluza, procedura është e njëjtë.

/Telegrafi/