Site icon Telegrafi

Mos harroni, sot ka filluar llogaritja dimërore e kohës!

Dita e sotme ka nisur me llogaritjen dimërore të kohës, ku akrepat e orës janë kthyer një orë pas. 

Ende nuk dihet saktë nëse kjo do jetë hera e fundit e ndërrimit të orës, pasi autoritetet evropiane po e kërkojnë diçka të tillë.

Vendimi përfundimtar pritet të merret vitin e ardhshëm, para afrimit të fundit të marsit kur akrepat shkojnë një orë para.

Edhe pse është e dielë e ditë pushimi, duhet të keni kujdes të në agjendën ditore që të mos ngatërroheni dhe të jeni  të saktë.

Exit mobile version