Telegrafi

Mos i hani të tëra: Pesë artikuj të ngrënshëm të cilët kanë pjesë të fshehta helmuese

Nuk është për t’u ngrënë e gjithë ajo që rritet në natyrë, ndërsa për shumë nga këto gjëra keni menduar që janë të shëndetshme.

T’i hash perimet nga rrënja deri në majë të fletëve është mënyrë e shkëlqyeshme që të merren materiet më të mira ushqyese dhe sa më shumë vitamina, mirëpo duhet të dini që disa artikuj nuk bën t’i hani në atë mënyrë, sepse përmbajnë pjesë helmuese, transmeton Telegrafi.

Pesë artikuj të ngrënshëm me pjesë të fshehura helmuese:

1. Filizat e patateve

Patatja rrjedh nga e njëjta familje si edhe helmarinat, andaj nuk është për t’u habitur që disa pjesë të kësaj bime nuk janë të ngrënshme.

Materia toksike, solanina, më së shumti gjendet në filizat dhe në kërcellin e patateve, prandaj ato pjesë gjithmonë duhet t’i eliminoni para se të filloni t’i fërgoni apo t’i piqni patatet. Solanina ka në pataten e gjelbër, andaj mos i hani frutat të cilat nën lëvore kanë nuancë ngjyrë të gjelbër.

2. Fletët e domates

Evropianët janë frikësuar nga domatet me mijëra vjet dhe kanë filluar ta hanë këtë artikull vetëm në shekullin e 18-të. Njëri ndër shkaktarët fshihet në fletë, të cilat përmbajnë materien toksike solaninë dhe tomatinë. Solanina dhe tomatina, nëse konsumohen, mund të shkaktojnë probleme me lukthin.

Në sasi të mëdha fletët e domates mund të kenë pasoja fatale.

3. Farat e mollës

Farat e mollës përmbajnë sasi të vogël amigdaline, substancë e cila në kontakt me enzimat tretëse shndërrohet në cianid. Mbështjellësja e fortë e këtyre farave pengon që helmi të lirohet në organizëm, mirëpo është me rëndësi që të mos kafshohen farat e mollës.

Nga farat e një molle nuk do t’ju ndodhë asgjë, vështirësi shkaktojnë sasitë e mëdha, mirëpo nëse keni dyshime, gjithmonë është mirë që të mos i hani.

4. Fletët e ravenit

Kërcelli i ravenit në kombinim me dredhëzat e ëmbla bëjnë kombinim të shkëlqyeshëm për desert veror. Fletët e ravenit përmbajnë thartirën oksale dhe glukozën antrahinonike, të cilat kanë veprim të helmueshëm në organizmin e njeriut kur treten.

Simptomat varen nga sasia e fletëve të tretura, ndërkaq mund të oscilojnë nga dhembja e lukthit dhe të vjellat deri te sulmet serioze.

5. Fletët dhe lulet e patëllxhanit

Patëllxhani është edhe një lloj i perimeve nga të cilat duhet të kujdesemi kur i konsumojmë.

Fletët dhe lulet e kësaj frute të shijshme përmbajnë solaninë, e cila është e helmueshme, andaj duhet shmangur kënaqjen me ato pjesë të patëllxhanit. /Telegrafi/