Janë bërë disa ditë që mbeturinat e banorëve në rrugën “Gjon Serreqi” në Prishtinë nuk janë grumbulluar nga kompania “Pastrimi’.
Në një përgjigje për Telegrafin zëdhënësja e kompanisë “Pastrimi”, Arbnore Ademi ka thënë se mbeturinat nuk janë grumbulluar vetëm në një pjesë të rrugës “Gjon Serreqi”, për shkak të punimeve që janë kryer në atë rrugë.
“Ju njoftoj që tek lagja ‘Kodra e Trimave’, shërbimi i largimit të mbeturinave sipas planit operativ kryhet ditën e premte. Në rrugën ‘Gjon Serreqi’, shërbimi është kryer ditën e premte sipas orarit, përveç një pjese të asaj rruge për arsye të punimeve që kanë qenë duke u zhvilluar në këtë rrugë. Prandaj, nga punimet nuk ka mundur të kryhet shërbimi i mbeturinave sepse kamioni s’ka pas mundësi të ketë qasje në pjesën ku ka pas punime”, ka thënë Ademi.
Por, sipas saj në momentin që do të lirohet ndonjë kamionë, ata do të shkojnë për të bërë grumbullimin e mbeturinave.
E, në rast të kundërt siç tha ajo mbeturinat do të grumbullohen në afat të rregullt, apo ditën e premte. /Telegrafi/