Telegrafi

Mos fluturoni me ne!

Duke qenë se në aviacion ekzistojnë rregulla të forta që pengojnë çdo nisje me avionin e mbingarkuar mbi një peshë të lejuar, “EasyJet” mori në konsideratë tre opsionet e mundshme, të reduktonte sasinë e karburantit në serbator, të hiqte disa bagazhe apo të nxirrte nga kabina disa udhëtarë, transmeton Top-Channel.

Në fund, kompania vendosi për alternativën e tretë dhe sipas mediave britanike, anëtarë të ekuipazhit nisën të ofronin nga 100 funte për këdo që do të pranonte të braktiste udhëtimin.

Oferta nuk rezultoi tërheqëse për asnjë, deri në rritjen prej 200 funtesh, shpërblim i pranuar prej katër pasagjerëve, që së bashku kalonin kufirin e 300 kilogramëve, duke lejuar linjën që të vazhdonte udhëtimin e saj. /Telegrafi/