Site icon Telegrafi

“Mos flirtoni me gratë shqiptare”- rregullorja për italianët që do vijnë në Gjadër

Italia ka përcaktuar një listë me udhëzime se si duhet të sillen punonjësit italianë të kampit të emigrantëve në Gjadër.

Pikat lidhen që nga veshja deri në mënyrën se si ta pinë kafen.

Këto janë pikat e udhëzimit:

Populli shqiptar është shumë mikpritëse, por duhet të merren parasysh disa masa paraprake të dobishme.

Shqiptarëve nuk u pëlqen të nënvlerësohen në kuptimin që të mos të paraqiteni kurrë me një qasje epërsie.

Ata janë një popull modest, prandaj lakuriqësia apo veshja e ekzagjeruar në publik nuk është e mirëpritur.

Shmangni shoqërimin me gratë shqiptare në të gjitha kuptimet. Është një shoqëri më konservatore, sidomos në veri të vendit. Burri që e njeh ose e sheh gruan e tij duke u shoqëruar me një burrë tjetër mund të reagojë keq.

Shqipëria është një vend shumë i sigurt, nuk ka mikrokrim (as vjedhje, as grabitje, as ngacmime seksuale). Prandaj shmangni mosbesimin.

Në Shqipëri nuk ka fanatizëm fetar. Pavarësisht se është një vend me shumicë besimi mysliman (mbi 50% të popullsisë), ka bashkëjetesë paqësore.

Konsumimi i kafes nuk është në banak, por vetëm ulur, në restorante përmbajuni menusë, kërkesat për ndryshime nuk janë të mirëpritura”.

Dhe, në fund, rekomandimi i rekomandimeve: “Kini kujdes se si flisni… pothuajse të gjithë shqiptarët dinë italisht!”. /Euronews/Telegrafi/

Exit mobile version