Sipas një eksperteje të kujdesit të flokëve, kujdesi për flokët para gjumit është po aq i rëndësishëm sa edhe gjatë ditës
Fjetja me flokë të lëshuara duhet të ndalohet, sepse rrotullimi gjatë gjumit midis kokës dhe jastëkut krijon fërkime, thotë stilistja.
Kjo është shumë e dëmshme, sepse bën që fijet e flokëve të ngrihen dhe të thyhen duke rezultuar në plasaritje të majave, transmeton Telegrafi.
Kjo eksperte ju këshillon të flini me flokë të mbledhur pasi kështu do të reduktoni kontaktin e flokëve me jastëkun.
Ajo thotë se më së miri është të flini me një gërshet të lëshuar dhe se flokët nuk duhet t’i mblidhni as me llastiqe të forta dhe të ngurta, sepse mund të ketë efekt të kundërt dhe të shkaktojë më shumë fraktura.
– Më mirë të flesh me flokë të mbledhur se sa me flokë të lëshuar, qofshin me gërsheta, bisht të lirshëm apo topuz, do të thyhen dhe do të përkulen më pak – ka shkruar ajo.
Flokët do të ishin edhe më të shëndetshëm nëse do të mund të investonit në një jastëk mëndafshi ose sateni për një ndryshim të madh në planin afatgjatë sepse sipërfaqja e lëmuar e jastëkut krijon më pak fërkime, shkruan Mirror. /Telegrafi/