Site icon Telegrafi

Mos e teproni me dhurata: Fëmijët të cilët kanë shumë lodra më ngadalë zhvillohen dhe nuk e zhvillojnë imagjinatën

Prindërit shpesh bëjnë gabim dhe grumbullojnë lodra në shtëpi, duke menduar se i ndihmojnë fëmijëve të tyre

Mirëpo, në një studim të paradokohshëm, i cili është bërë në Toledo, hulumtuesit kanë deklaruar se lodrat e shumta krijojnë efekt të kundërt dhe fëmijët nuk bëhen më kreativë, por shpejt ngopen dhe pastaj kërkojnë edhe më shumë, transmeton Telegrafi.

Në kuadër të hulumtimit fëmijëve trevjeçarë u janë dhënë 4 apo 16 lodra dhe pastaj i kanë vëzhguar shprehitë e tyre.

Fëmijët me më pak lodra më gjatë kanë lozur me një lodër dhe kanë qenë më të përqendruar dhe më kreativë.

Konkluzioni i shkencëtarëve ishte që më pak lodra do të thotë zhvillim më i mirë i fëmijës, përkatësisht që më shumë lodra do t’i rrezikojnë.

Lodrat mbani jashtë fushës së shikimit të fëmijës dhe rregullisht ndërroni, sepse gjithë kohës do të ndihen sikur të jetë festë dhe do t’i përjetojnë sikur vazhdimisht po marrin lodra të reja.

Më pak lodra le t’u jenë në dispozicion fëmijëve, ndërkaq shumicën largoni dhe kështu fëmijët nuk do t’i pengojë numri i madh i objekteve të larme, është treguar në rezultatet e hulumtimit.

Prindërve u rekomandohet që me mençuri të zgjedhin lodra, përkatësisht të zgjedhin ato të cilat do të qëndrojnë më gjatë apo ato që do të nxisin kreativitet, zhvillim dhe imagjinatë. /Telegrafi/

Exit mobile version