Site icon Telegrafi

“Mos e shiko përshkrimin, më shiko mua”, Beatrix Ramosaj me të tjera fotografi atraktive nga pushimet

Foto: Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, është duke shijuar pushimet larg trojeve shqiptare.

Ajo së bashku me artisten tjetër, kushërirën e saj, Anxhelina Hadërgjonaj, thuhet se si destinacion të radhës kanë zgjedhur Madridin, Spanjë.

Përkundër se nuk zbuluan më shumë për ndjekësit e tyre, vajzat po argëtohen në masë të madhe nën shoqërinë e njëra-tjetrës.

Krijuesja e hitit “Faj” ka shpërndarë së fundmi disa fotografi të reja në Instagram, ku ka përfshirë momentet më të veçanta të këtyre pushimeve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Beatrix Ramosaj

“Mos e shiko mbishkrimin më shiko mua”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë imazheve.

Reagimet kanë qenë të shumta e nga më të ndryshmet nga fansat që numëron në Instagram.

Pushimet e Trixës vijnë pak javë pas ndarjes nga Donald Veshaj, me të cilin u njoh në shtëpinë e Big Brother VIP. /Telegrafi/

Exit mobile version