Site icon Telegrafi

Mos e provoni këtë në shtëpi: Argëtimi gjerman

Ata e shtrinë motoçikletën dhe e ndezën. Njëri nga të rinjtë mbante gazin derisa rrota e prapme u vendos në rrethin e jashtëm të një luhatëseje për fëmijë.

Me shpejtimin e luhatëses, njëri prej dy të rinjve, i cili ishte ulur në të, fluturoi prej saj. Nuk dihet nëse është lënduar. Fatkeqësi të ngjashme kishin pësuar edhe disa të rinj britanikë nga Crawley në vitin 2006.

Policia e përshkroi këtë trik si “jashtëzakonisht të rrezikshëm”. Ata thanë se lëndimi në këtë mënyrë është i ngjashëm si në fatkeqësinë e komunikacionit. /Telegrafi/

Exit mobile version