Për shkak të idesë së tij interesante, por edhe të rrezikshme, për pastrimin e borës në rrugë, amerikani ka tërhequr vëmendjen në mediat sociale.
Timothy Browning nga Kentucky, SHBA, po pastronte borën në një mënyrë krejt të çmendur.
Kushëriri i tij e filmoi atë duke qëndruar aty afër, kurse ai i veshur me një mantel të bardhë, çorape, pantofla dhe një kapelë, duke rikrijuar karakterin e Eddie nga filmi i festave me kult ‘Christmas Craziest’, po e kryente këtë veprim të rrezikshëm, transmeton Telegrafi.
Megjithëse veshja e tij ishte një hit, më shumë vëmendje tërhoqi metoda e tij mjaft e rrezikshme për heqjen e borës me flakërues.
Në fillim të videos mund të dëgjojmë një kushëri i cili e filmoi atë duke bërtitur: ‘Shërbimet e heqjes së borës tani janë në dispozicion!’.
Në pamjet, të cilat zgjasin gati 1 minutë, Timothy pastaj gjuan birrën që e kishte në borë ndërsa shikon flakën gjigante para tij që shkrinte gjithçka, shkruan Fox News. /Telegrafi/