Telegrafi

Mos e pritni Windows 8

blogun e vet zyrtar, Rich Raynolds nga Microsoft sqaroi nevojën për kalimin në Windows 7 duke pasur parasysh se Windows XP nuk do të jetë më sistem i përkrahur pas prillit të vitit 2014. Edhe pse kjo duket ende larg shfrytëzuesit ndërmarrës zakonisht kanë nevojë për mjaftë kohë për çfarëdo migrimi të madh. Planifikimi, testimi, trajnimi i shfrytëzuesve dhe vet kalimi në platformën e re mund të zgjas një vit, e nganjëherë edhe më gjatë.

Fundi i përkrahjes për Windows XP nënkupton që Microsoft më nuk do të paraqes arna të sigurisë dhe mbindërtime të tjera të sistemit operativ, për shkak të cilës gjë shfrytëzuesit do të jenë të ekspozuar ndaj softuerit malinj. Për shkak të kësaj mund të supozohet se zhvilluesit e softuerit malinj në veçanti do të godasin lëshimet në Windows XP duke ditur se ai sistem operativ më nuk do të marr arna të sigurisë.

Me supozimin se Windows 8 do të paraqitet kah fundi i vitit 2012 kjo ia lë kompanive që janë duke përdorur Windows XP pak më shumë se një vit për kalim në sistemin e ri operativ që për dikë mund të jetë periudhë shumë e shkurtër. /Telegrafi/