Pas lajmit të rremë për aksidentin e kreut të Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Bashës, ky i fundit dhe kryeministri Edi Rama, kanë ironizuar njëri-tjetrin përmes rrjeteve sociale.
“Kush nuk vjedh, për Edi Ramën fle gjumë”, shkruan Basha, në përgjigje të komentit të Ramës që i thoshte “Mos e prish gjumin për kaq gjë, ty të marrin të keqen”.
“E di, për ty, kush nuk vjedh, fle gjumë. Nuk kam nga ato halle, që ty ta kanë vrarë gjumin, me shokë e shoqe, që t’i zunë me mollë e dardhë, “pas shpine”, me çyrbet e kapura duke blerë vota krimi për ty, apo “mikun” tënd McGonigal, që sot është në burg, i paguar, për të sajuar poshtërsi ndaj meje”, shkruan Basha.