Ekspertët po paralajmërojnë plazhistët që të jenë të kujdesshëm për krijesat e pazakonta që shihen në brigjet e Teksasit.
Ato duken si një “sy me bisht” dhe janë më të bollshme pranë ishullit Mustang, njoftoi instituti i kërkimeve “Harte”.
Fotot e krijesës së pazakontë u publikuan në Facebook dhe disa përdorues të habitur e quajtën atë “përbindëshi i shpagetit”.
Ky është një aludim për “Përbindëshin Flying Spageti”, hyjninë e fesë satirike të pastafarianizmit dhe fenomenit të internetit, shkruan nypost.
Shkencëtarët shpjegojnë se bëhet fjalë për organizmat e njohur si Rhizophysa (një nga 11 mijë llojet e angiospermave).
Ata jetojnë në koloni, ngjajnë me kandil deti, por nuk kanë lidhje me to. Nga ana tjetër kanë një “kafshim” të gjatë.
“Nëse i shihni përgjatë bregdetit, mos i prekni. Mund të shijoni bukurinë e tyre, përndryshe do të ndjeni dhimbjen që mund të shkaktojnë”, paralajmëruan ekspertët. /Telegrafi/