Telegrafi

Mos e lini dhomën rrëmujë, se kurrë nuk dihet ku mund të shkelni! (Foto, +16)

Julia Pechar nga Nebraska e Shteteve të Bashkuara, ka mbetur me mbushësin e telefonit në shputën e këmbës, sepse nuk e ka parë në mesin e gjësendeve të shpërndara në dhomë.

Në momentin që 18-vjeçarja ka shkelur me rrëmbim, njëri metal i pajisjes i është futur në mish, transmeton Telegrafi.

Shkeli në mbushën e telefonit që gjendej në dysheme

Pasi ka bërtitur dhe ka kërkuar ndihmë, adoleshentja e ka bërë një fotografi për ta postuar pastaj në rrjetin social.

“Ishte errësirë dhe në atë vend kishte edhe gjësende tjera, prandaj shkela në mbushësin e iPhone”, e ka përshkruar Pechar ngjarjen.

Dhoma plot me gjësende të shpërndara pa kontroll

Mirëpo, në fotografitë e postuara shihet se dhoma saj ishte rrëmujë, me veshje, grim dhe shumë gjëra të hedhura nëpër dysheme.

“Në momentin që prindërit thonë të pastroni dhomën tuaj, bëjeni menjëherë sepse kjo mund t’ju ndodhë edhe juve”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/