Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari ka bërë thirrje që të mos keqpërdoren vepra dhe heroizmi i atyre që kanë vulosur lirinë e Kosovës.
Në një intervistë për ‘Epokën e re’, ai ka thënë se lufta e UÇK-së nuk duhet të keqpërdoret nga individët për qëllime politike ose individuale.
Jashari ka vlerësuar se të gjithë atë që kanë qenë në radhët e UÇK-së kanë pasur qëllim çlirimin e vendit, kurse tani kanë obligim ta mbrojnë atë, dhe të ecin të bashkuar drejt realizimit të amanetit të dëshmorëve.
Ai ka folur edhe procesin e verifikimit të veteranëve, të invalidëve dhe të dëshmorëve.
Sipas Jasharit, nëse vazhdohet me këtë ritëm të punës, brenda këtij muaji do të përfundojë procesi për të tria kategoritë. /Telegrafi/