Telegrafi

Mos e hiq pallton, kapelën, shallin dhe dorezat

Në ditët e ftohta të dimrit duhet të vishemi mirë e ngjeshur për të mos pasur ftohtë.

Ja disa sekrete të cilat do t’ju mbajnë ngrohtë:

1. Pikë së pari duhet të vishni kanotiere, bluzë pambuku dhe triko ndërsa në këmbë pasi të vishni një palë çorape të holla vishni dhe një palë të trasha.

2. Në mes dy çorapeve përdorni qese plastike. Ndërsa nën pantallona duhet të vishni geta (dona) të cilat mbulojnë mirë çorapet. Nëse çizmet ju depërtojnë ujin kjo qese do t’ju mbrojë nga lagia e këmbëve. Sepse më shumë ftoheni nga këmbët.

3. Mund të vishni një triko të thjeshtë. Por nëse vishni një triko me kapelë do t’ju mbrojë më mire nga i ftohti. Edhe pantallonat e trasha apo kadife do t’ju mbajnë ngrohtë. Nëse trikoja ka mëngë dhe jakë të ngjeshur do të parandaloje hyrjen e të ftohtit.

4. Mbuloni shpatullat me shall, qafën dhe kraharorin. Nëse vishni një pallto të trashë, përdorni doreza dhe një kapelë për t’iu mbuluar veshët, do të thotë se jeni gati të dilni jashtë. /Telegrafi/